Rregullat!

Rregullat e përgjithshme – PazariKerreve.com

Shpalljet private dhe kompani

Shpalljet private janë për individët me të drejta ligjore për të nënshkruar kontrata për shit-blerje. Shpalljet private duhet të bëhen në përputhje me rregullat dhe udhëzimet e ligjit të Organizatës për Mbrojte të Konsumatorëve dhe rregullat e tjera të Kosovës lidhur me konsumatorët. Shpalljet për kompani janë për përdorim nga kompanitë që janë të regjistruara për TVSH në Kosovë ose jashtë saj.

PazariKerreve posedon të drejtën për të vendosur nëse një shpallje duhet të klasifikohet si shpallje private apo kompani.

Të gjitha shërbimet e shpallura duhet të ofrohen në përputhje me rregullat dhe standardet e Kosovës.

Kategorizimi

Shpallja juaj duhet të vendoset në kategorinë që e përshkruan më së miri produktin apo shërbimin tuaj. Ja disa gjëra që duhet t’i mbani në mend para se ta zgjidhni një kategori:

  • Shpallja juaj mund të refuzohet nëse nuk është vendosur në kategorinë e duhur.
  • Është e ndaluar që në një shpallje të vetme të vendosni shumë artikuj që u përkasin kategorive të ndryshme. Ju duhet t’i ndani artikujt sipas kategorive të tyre të duhura.
  • Shpalljet duhet të shpallen nën seksionin e duhur të llojit të shpalljes.

Ju nuk mund të shtoni më shumë se një automjet ose pronë në një shpallje. Administratorët e PazariKerreve posedonjë të drejtën e fshirjes së numrit të tepërt të automjeteve ose pronave nga lista.

Nuk ju lejohet të postoni më shumë se një shpallje për të njejtin produkt njëkohësisht. Shpalljet që kanë përmbajtje të njejtë konsiderohen si të dyfishuara(duplikate) dhe do të fshihen.

Nuk ju lejohet të përfshini linqe të shpalljeve të tjera apo linqe të faqeve të tjera të ankandeve. Linqet lejohen vetëm në rast se ato referojnë specifikacionet e produktit ose shërbimit i cili gjendet në shpallje.

PazariKerreve nuk mbështet qëndrimet dhe mendimet e shprehura nga faqet e internetit me të cilat PazariKerreve.com është i lidhur.

Fotografitë dhe videot

Këto janë rregullat për ngarkimin e fotografive dhe videove:

  • Ato duhet të jenë në lidhje me produktin ose shërbimin që është në shpallje.
  • Nuk lejohet përdorimi i fotografive në më shumë se një shpallje njëkohësisht. Për automjete, fotot apo videot duhet të jenë të automjetit aktual që është në shpallje.
  • Ato nuk duhet të pëmbajnë logo, emra të kompanive, faqe të internetit, ose ndonjë informatë tjetër që mund të interpretohet në përgjithësi si marketing i biznesit.
  • Nuk ju lejohet të merrni fotografi ose video nga shpalljet e tjera pa lejën e shpallësit.
  • Ato nuk duhet të përmbajnë material me të drejtë autoriale si fotografi nga filmat apo nga muzika e mbrojtur.

Administratorët e PazariKerreve kanë të drejtë t’i largojë fotografitë apo videot nga shpalljet nëse ato shkelin këto rregulla.

PazariKerreve vendos ndalesa në artikujt dhe shërbimet që mund të shpallen. Artikujt dhe shërbimet që janë të paligjshme me ligjet e Kosovës nuk do të publikohen.

CD-të dhe DVD-të e kopijuara si softveri i PC-së, lojërat kompjuterike dhe video-lojërat, si dhe filmat nuk lejohen të shpallen. Shitësit e këtij lloji të artikullit duhet ta vërtetojnë se produkti i tyre është origjinal.

Armët

Sipas ligjit të Kosovës, leja për posedim të armës është e domosdoshme. Kjo duhet të theksohet në shpallje nga shpallësi.

Përmbajtja ofenduese

Një shpallje konsiderohet ofenduese nëse posedon:

  • Përmbajtje të papërshtatshme drejtuar grupeve etnike, personave privat ose figurave publike.
  • Përdorim ofendues të emrave historik të grupeve etnike.
  • Fotografi dhe video klipe me përmbajtje ofenduese.

PazariKerreve nuk është përgjegjës për natyrën e produktit apo shërbimit të shpallur. Kjo përgjegjësi i takon vetëm shitësit ose blerësit.

PazariKerreve ka të drejtë të refuzojë shpallje me përmbajtje që konsiderohen të jenë oferta joreale.

Të gjitha fotografitë dhe videot janë të publikuara me një markë tregtare të PazariKerreve. Kjo bëhet me qëllim që të parandalohet përdorimi i tyre në një kontekst tjetër.

Të drejtat autoriale

E gjithë përmbajtja në këtë faqe të internetit si tekstet, fotografitë, logot, ikonat, shkarkimet dhe softverët janë pronë e PAZARIKERREVE.COM dhe çdo përdorim i tyre për ndonjë aktivitet tjetër ndëshkohet me ligj.

Të dhënat personale – Politikat e privatësisë

PazariKerreve përpiqet t’i mbrojë të dhënat e juaja personale dhe të parandaloj keqpërdorimet e të dhënave që pranohen nga konsumatorët, por ne nuk mund të garantojmë se masat tona mbrojtëse do t’i ndalojnë palët e treta nga mbledhja e paligjshme e të dhënave personale.

Politikat e privatësisë të publikuara në këtë faqe të internetit janë të bazuara në ligjin për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Republikën e Kosovës”. Një kopje e ligjit mund të shkarkohet në formatin pdf nga faqja e internetit të Drejtorisë për Mbrojtjen e Të Dhënave Personale në Republikën e Kosovës.

Ne japim më të mirën e punës sonë për mbrojtjen e të dhënave tuaja personale kur ju përdorni faqen e internetit PazariKerreve.com. Në kohën kur shpalljen me pagesë përzgjidhen apo fillojnë të aplikohen nga PazariKerreve.com, gjatë gjithë kohës që transaksioni është duke u kryer, ne nuk kemi qasje në ndonjë lloj të të dhënave siç është numri i kartelës me të cilën paguani, periudhën e vlefshmërisë së saj, kodin e sigurisë ose bilancin e llogarisë suaj bankare. 

PazariKerreve dhe policia

PazariKerreve bashkëpunon me policinë dhe autorite të tjera për të kundërvepruar ndaj aktiviteteve të paligjshme që mund të ndodhin në faqen e internetit. Identiteti i personave që ushtrojnë aktivitete të paligjshme mund të zbulohet përmes IP adresave, numrave të telefonit dhe të dhënave të tjera që kërkohen nga autoritetet zyrtare.

PazariKerreve mbanë të drejtën në çdo kohë për të bërë ndryshime në politikat e privatësisë ose kushtet e përdorimit. Këto ndryshime hyjnë në fuqi nga momenti i publikimit të tyre në faqen e internetit.

Emaili

Nëse ju regjistroni një email adresë, ajo do të përdoret vetëm për dërgimin e të dhënave lidhur me shpalljen tuaj.

Cookies/Tekonologjia përcjellëse

PazariKerreve përdor teknologjinë përcjellëse (“cookies” – dosje të vogla tekstesh që ruhet në kompjuterin tuaj) që implementohet në sistemet e reklamimit dhe i llogarit vizitorët unik. Kjo na mundëson neve mbledhjen e statistikave rreth vizitorëve tanë për përdorim të brendshëm si dhe për t’u siguruar se ju nuk do të shihni të njejtat hapsira reklamuese gjatë gjithë kohës që ju jeni në faqen tonë të internetit.

Teknologjia përcjellëse është anonime dhe nuk përmban të dhëna personale.

Nëse ju dëshironi ta deaktivizoni teknologjinë përcjellëse, këtë mund ta bëni në rregullimet e shfletuesit tuaj (browser settings). Këto rregullime mund t’i gjeni në kutinë e dialogut të opcioneve (option dialog box) të shfletuesit tuaj, në skendën e sigurisë (Security Tab). Deaktvizimi i këtyre rregullimeve do të thotë se ju nuk do to mund t’i përdorni disa veti të PazariKerreve.

PazariKerreve gjithashtu përdor teknologjinë përcjellëse për ndërtimin e segmenteve të tregut dhe për përmirësimin e përvojës së faqes së internetit duke u bazuar në sjelljen e përdoruesve. Ky infromacion është anonim dhe përdoret vetëm për marketingun e synuar.

Kontaktoni PazariKerreve.com:

PazariKerreve.com     
Tel: 049 255 754
Email: contact@pazarikerreve.com