Lamborghini Urus në version kabrio

Dizajneri brazilian Kleber Silva ka shpalosur idenë e tij se si mund të duket Urusi i Lamborghinit në version kabrio.

Lamborghini Urus është njëri nga SUV-ët më të shpejtë në botë, dhe ka motor 4.0-litër Twin-Turbo V8 me kapacitet prej 641 kuajfuqi, transmeton KOHA.

Po ashtu, shpejtësinë nga 0 deri në 100 km/h e arrin për 3,6 sekonda ndërsa atë maksimale deri në 305 km/h.

Për këtë ide, Silva është bazuar në modelin T-Roc kabrio të Volkswagenit.

Megjithatë, është vështirë të besohet se Lamborghini e ka menduar ndonjëherë që të prodhojë Urusin në version kabrio.

Komentet

mood_bad
  • Nuk ka ende komente.
  • Shto një koment.